Ballkani mposhtet nga Dinamo Zagreb, përfundon edhe këtë vit sezoni në garat Evropiane

Njëjtë si sezonin e kaluar, Ballkani nuk ka arritur të kaloj fazën e grupeve në Conference League.
Kampioni i Kosovës, në ndeshjen e fundit u mposht nga Dinamo Zagreb, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, gjiganti kroat arriti të shënoj tre gola brenda tetë minutave në pjesën e dytë dhe siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të COnference League.
Dino Peric i dha epërsinë Dinamos në minutën e 69-të.
Në vazhdim Bruno Petkovic realizoi dy gola brenda pesë minutave, fillimisht në minutën e 72-të, e pastaj shënoi nga penalltia në të 77-tin minutë.
Me këtë fitore, Dinamo Zagreb përfundon në vendin e dytë të Grupit C, me 9 pikë dhe kualifikohet në 1/16 e finales të Conference League, kurse Viktoria Plzen si ledere do të luaj në 1/8 e finales.
Ballkani e mbyll aventurën në vendin e fundit në grup me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana, që renditet e treta në Grupin C./IndeksOnline/