75 Mall Live Search
23:32 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Daja flet pas humbjes së Ballkanit nga Dinamo dhe eliminimit nga Conference League

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë që Ballkani ka vënë një standard të lartë kur i kërkohet kualifikimi me kundërshtarë si Dinamo Zagrebi e Viktoria Plzeni.

Këtë deklaratë ai e dha pas humbjes 3:0 nga Dinamoja sonte në Ligën e Konferencës që bëri që Ballkani të eliminohet dy herë radhazi nga faza e grupeve në këtë garë, ndonëse dy herë ishte sukses vetë kualifikimi i tyre në këtë kompeticion.

“Sigurisht që nuk më vjen fare keq [për eliminimin] sepse që nga pyetja që ju bëni do thotë që ne kemi rritur pritshmëritë sepse kur ndeshesh në fazë grupesh, kur përsërit për të dytën herë të njëjtën histori në futbollin kosovar që nuk e ka bërë asnjë klub tjetër kosovar, natyrshëm që të vjen mirë sepse na krahasoni me ekipe shumë të forta si Dinamoja apo Plzeni apo Astana që në shumë drejtime, qoftë financiare, qoftë infrastrukturore, janë shumë më lart se ne, dhe me eksperiencë e kontingjent lojtarësh më të madh, do të thotë që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Daja për Artmotion dhe Klan Kosova pas ndeshjes.

Daja sërish përmendi orarin e ngjeshur të Ballkanit në Superligë dhe në Ligën e Konferencës në tërë këto javë duke i arsyetuar rëniet e herë pas hershme të kampionit të Kosovës