75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / S Z

Arrestohet një burrë në Obiliq, kanosi me armë zjarri një grua

Një burrë është arrestuar në fshatin Lajthishtë të Obiliqit, pasi që  pas një mosmarrëveshje, kishte kanosur me armë zjarri një grua.

Tek i dyshuari gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dhjetë fishekë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e  policisë.