75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / k.v

Fjalimi vjetor i Osmanit, deputetët e LDK-së arrijnë në Kuvend

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në fjalimin vjetor të presidentes Osmani.

Ata tashmë veçse kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojnë seancën.

Këto dy parti nuk kishin marrë pjesë në seancën ku Osmani kishte mbajtur fjalimin vjetor as vitin e kaluar.