Selena Gomez shfaqet duke u puthur me të dashurin e ri

Selena Gomez ka kaluar disa ditë të mira pushimi në Nju Jork.
Në Instagram ajo ka ndarë disa nga momentet e preferuara të këtij udhëtimi, transmeton Indeksonline.

Fillimisht ajo mori pjesë në ditëlindjen e mikes së saj, Taylor Swift. Megjithatë fotografia e fundit nga postimi i Selenes mori më shumë vëmendje.
Në foton bardh e zi shihet e mbështetur në gjoksin e të dashurit të ri teksa puthen.
Kujtojmë që javë më parë Gomez konfirmoi zyrtarisht lidhjen me producentin Benny Blanco./Indeksonline/
