Pengjet e vrarë gabimisht ‘varën flamurin SOS të bërë me ushqim’ në ndërtesën ku qëndronin

Tre pengje të vrarë aksidentalisht nga trupat izraelite po qëndronin në një ndërtesë në të cilën ishin varur pankarta që shkruanin: “Ndihmë, tre pengje” në hebraisht dhe “SOS”, tha një zëdhënës i IDF-së.
Admirali i forcave izraelite, Daniel Hagari tha se ndërtesa ndodhej 200 metra larg vendit ku u qëlluan pengjet, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Mesazhet dukej se ishin shkruar duke përdorur ushqim të mbetur, tha Hagari.
“Ende nuk e dimë se sa kohë kanë qenë në ndërtesë. Po kontrollojmë një strukturë tjetër që mund të kenë qëndruar gjithashtu. Ne vazhdojmë të hetojmë këtë ngjarje”, tha ai.