Përkeqësohet shëndeti i Céline Dion

Shëndeti i këngëtares Céline Dion nuk është në gjendje të mirë.
Prej shumë kohësh dihet se ylli 55-vjeçar vuan nga sindroma stiff-person, një çrregullim neurologjik i rrallë dhe i pashërueshëm, transmeton Indeksonline.
Por motra e saj tani deklaroi për TMZ se Dion nuk ka kontroll mbi muskujt.
Sipas motrës së saj Claudette, këngëtarja ka shumë dhimbje si pasojë e sëmundjes, pasi edhe medikamentet që ka provuar nuk ja lehtësojnë dhimbjen.
Pavarësisht përkeqësimit të gjendjes, Dion shpreson që një ditë të jetë sërish në skenë./Indeksonline/