75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / C E

Përsëri “llugë” në superligën turke, presidenti e tërheq skuadrën nga loja

Futbolli turk u kthye përsëri në vëmendje pas skandalit të javës së kaluar kur u rrah në mënyrë brutale gjyqtari.

E me tu rikthyer ndeshjet, u rikthyen edhe problemet.

Presidenti i skuadrës së Istambulspor është futur në fushë dhe ka tërhequr nga loja të gjithë ekipin.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të një penalltie të padhënë në favor të tyre në ndeshjen që po zhvillohej kundër Trabzonsporit.

Kapiteni Mehmet Yesil më në fund i njoftoi gjyqtaret se Istanbulspor nuk do të vazhdonte të luante. Loja u braktis pas disa minutash diskutimi me rezultatin 1:2. /IndeksOnline/