75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / k.v

Vdes një person në Shtime, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka hapur hetimet për vdekjen e një personi në Shtime.

Sipas policisë ai fillimisht ishte dërguar në QKMF-në e Shtimes e më pas në emergjencën e Ferizajt ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Mollopolc- Shtime 19.12.2023 – NN. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF-Shtime e më pas në emergjencën e Ferizajt, nga ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.