Rritet numri i aksidenteve në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 73 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar e pasoja fatale, 28 me persona të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.
Sipas policisë aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur në Podujevë ndërsa aksidentet tjera me të lënduar kanë ndodhur pothuajse në të gjitha rajonet e vendit, transmeton IndeksOnline.
Ndaj gjithë atyre që kanë thyer rregullat në komunikacion, policia ka shqiptuar 2034 gjoba kundërvajtese./IndeksOnline/