75 Mall Live Search
23:34 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / AR

Reperi i famshëm gati rrëzohet në skenë (video)

Reperi Travis Scott e ka humbur ekuilibrin derisa ishte duke performuar në skenë.

Gjatë një koncerti në Barclays Center në New York të martën, 32-vjeçari, për pak u rrëzua nga skena pasi e goditi nga mbrapa një figurë  që u përdor si pjesë e skenografisë në koncert.

Scott shpëtoi pasi kërceu nga ajo pjesë e skenës në një pjesë më poshtë.