75 Mall Live Search
20:11 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmi në Pragë

vjosa osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave si pasojë e një sulmi të rëndë e tragjik në një universitet në Pragë të Çekisë, ku një sulmues 24 vjeçar ka vrarë 15 persona dhe plagosur rëndë edhe 24 tjerë.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të gjithë ata të afektuar nga këto të sulmi në masë sot në Pragë. Në këto momente dhimbjeje të thellë, Kosova qëndron në solidaritet me banorët e Pragës dhe miqt e aleatët tanë çekë”, ka shkruar Osmani.