75 Mall Live Search
21:58 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / MSH

Besnik Berisha do kandidojë për kryetar të OAK-së

Në shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e reja për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një prej kandidatëve për pozitën e kryetarit do të jetë edhe avokati i njohur, Besnik Berisha.

Kryetar aktual i kësaj Ode është Behar Ejupi.

Ejupi u zgjodh në Kuvendin e Odës, të mbajtur më 7 mars të këtij viti.

Nga 82 fletëvotime, Ejupi mori 45 vota pro.

“Jam shumë me fat që më keni dhënë vota bindshëm kjo është si rezultat edhe i një gare të drejtë që kemi bërë me kundërkandidatët të cilët i ftoj që nga e hëna që sendet e mira që i kemi propozu t’i çojmë bashkë përpara”, u shpreh ai, pas marrjes së mandatit./Indeksonline/