75 Mall Live Search
12:42 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / LB

Abdixhiku pret në seli vajzën që përmes vizatimeve në xhama po ndihmon nënën e saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar Renea Morinën, vajzën e cila përmes vizatimeve në xhama po ndihmon nënën e saj vetëushqyese.

Ai u shpreh se Renea, përveç se ishte një vajzë e mrekullueshme dhe e sjellshme, siç u shpreh ai, kishte dhe talent të paparë.

“Jam Renea Morina, jam nxënëse e vitit të parë në Shkollën e Mesme ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë. Jetoj me nënën time e cila është nënë vetëushqyese; dhe për t’i mbuluar shpenzimet që kemi, shpreh dëshirën të pikturoj në xhama për shuma simbolike. Të interesuarit më shkruani.”