75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 01 Janar 2024 / LB

Këtë dimër na pret më shumë borë se vitin e kaluar, Aliu tregon se si bëhet parashikimi i motit

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se gjatë stinës së dimrit në bazë të statistikave që kanë, shihet se do të ketë më shumë reshje se vitin që e kaluar.

Aliu në një intervistë ëpr IndeksOnline ka thënë se reshjet e borës parashihen se do të jenë më intensive se vitin që lam pas.

“Gjatë stinës së dimrit në bazë të statistikave që kemi shihet se kemi reshje më shumë se vitin që lamë pas, sepse vendi ynë do të ndikohet shpesh nga masat e ajrit me origjinë polare gjë që do të ndikoj në uljen e përkohshme të termpartuave. Nuk do të ketë acar të gjatë me ditë, por do të jenë përiudha të shkurta kohore, me termperatura të ulëta, por që edhe reshjet e borës parashihen të jenë më intensive se vitin që lam pas”, ka thënë Aliu.

Më tutje, ai ka shpjeguar në detaje se për cka shërbëjnë mjetet që janë të vendosura në oborrin e Institutit Hidrometeorologjik dhe si bëhet parashkimi i motit.

Më poshtë videot: