75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 25 Dhjetor 2023 / AR

JLo zbulon nga se vuajnë ajo dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që përjetuan kur u takuan për herë të parë.

Artistja në një intervistë me Variety tha ndër të tjera se filmi i ri i lidhur me albumin do të hedhë më shumë dritë mbi historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck.

Lopez thotë se fakti që jeta e tyre private është gjithmonë në qendër të vëmendjes e bën atë nervoze.

J.Lo dhe Ben rindezën romancën e tyre në vitin 2021 dhe u martuan në 2022-in.