75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / k.v

Aksident trafiku me të lënduar në rrugën Kamenicë-Gjilan (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Kamenicë-Gjilan, transmeton IndeksOnline.

Nga ky aksident ka persona të lënduar mirëpo zyrtarisht ende nuk është raportuar për gjendjen shëndetësore të tyre.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Rruga për një kohë ka qenë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve./IndeksOnline/