Vendimi i Kushtetuesës për Ligjin e Pagave, Tahiri: Ku je nisë o kryeministër?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa nene të Ligjit të Pagave.
Tahiri ka thënë se këto rrëzime ndodhin për shkak të qeverisë së mashtrimit dhe të kamuflimit.
“Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”, ka thënë Tahiri.
Reagimi i plotë:
Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë!
Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit.
Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.
Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!