Çikat e Kaçanikut pishtare të dijes dhe luftëtare!

Laboranti i Katedrës së Biologjisë, Danush Dalloshi, me origjinë nga Soponica e Kaçanikut, sot përuroi librin e dytë me radhë “Gocat e Kaçanikut” (2023) në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, drejtuar nga Rashela Shehu.
Pjesëmarrës të këtij manifestimi letrar një numër i madh i bashkëvendasve të autorit, të cilët erdhën me autobusin e “Bekës”. E pranishme ishte edhe bija e Danushit, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.


Libri i këtij autori paraqet një histori të vashave e grave të anës së Kaçanikut, pas Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit të UÇK-së.
Përmendet mësuesja e parë Sabrije Kabashi Kaçaniku, dy Rabijat – mjeke, njëra doktoreshë e syve tjetra gjinekologe…
Autori spikat emrat e katër heroinave kaçanikase, ushtare të UÇK-së, Mukadeze Lika Muhaxheri, nënë e katër fëmijëve, vashat Lumnije e Jehona Raka dhe Emsale Frangu…


Nuk i harroi pishtarët e dijes Bedri Kyçykun, Bedri Hysen, ky i dyti drejtori i parë i gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik dhe drejtori i parë i Bibliotekës Kombëtare, Sali Bajra, kryetari legjendar i Kaçanikut, i cili i futi në punë të anatemuarit, siç i quanin nacionalistët nga Maqedonia e Mali i Zi.


“Sali Bajra u kujdes për babën tim Nuhi Vincën, i përzën nga Struga si nacionalist. E futi në punë si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Kaçanikut”, tha aktorja Ilire Vinca.
Ilirja deklamoi dy poezi – “Ja Guri i Shpumë” të Bedri Hyses dhe poezinë tjetër të babës së saj – “Gocës së Kaçanikut”.
Për librin e Danushit folën Sylejman Aliu, gruaja e tij Habibja, bijë e Kaçanikut, Kurtesh Devaja, Sabit Jaha dhe Ilaz Ramajli, ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës.

