75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / k.v

Kurti: Këtë vit u punësuan mbi 8 500 të rinj, liberalizimi i vizave e arritur e politikës së jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë vit janë punësuar mbi 8 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit e krijimin e vendeve të reja të punës.

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, tha Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.