75 Mall Live Search
18:01 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / AR

I dhanë fund lidhjes, ish-i i Mariah Carey thyen heshtjen pas ndarjes

Ish-i i Mariah Carey, Bryan Tanaka ka reaguar për ndarjen e tyre. Bryan përmes një deklarate themson se ndarja ishte “vendim i përbashkët”.

“Vendimi ynë për të vijuar në rrugë të ndryshme është i përbashkët dhe tashmë ecim veçmas me respekt të thellë dhe mirënjohje të madhe për kohën e paçmueshme që kemi kaluar. Kujtimet dhe bashkëpunimet artisitke që krijuam janë të gdhendura përgjithmonë në zemrën time”.

“Dedikimi i Mariah ndaj familjes së saj dhe përkushtimi kundrejt artit na kanë frymëzuar gjatë rrugëtimit tonë. Dua të shpreh dashurinë dhe vlerësimin tim për Mariah dhe fëmijët e saj të mrekullueshëm, ngrohtësia dhe mirësia e të cilëve kanë plotësuar jetën time në mënyra që fjalët s’mund t’i shprehin”.