75 Mall Live Search
12:33 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / S Z

Trashëgimtarët e UÇK-së, 325 të rinj veshën uniformat e FSK-së, emocione të mëdha !

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot i janë shtuar 325 pjestarë të rinj. Nuk kanë munguar emocionet e ushtarëve të rinj, të cilët mbajnë me krenari uniformën e  FSK-së.

E në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të gjeneratës së dytë të Stërvitjes shtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk munguan krerët e shtetit.  

Përballë 325 ushtarëve të rinj, sot ishin dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti u tha pjestarëve të rinjë të FSK-së se ushtria po rritet dhe se ata duhet ta mbajnë me nder uniformën që sot kanë veshur.

“Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja si ju që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut, pikërisht si shqiponja sy patrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder e krenari bartni uniformën e FSK-së. Kjo ndjenjë krenarie është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore”, tha ai.

Ndërsa  presidentja Vjosa Osmani  tha se ata janë trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.