75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Teuta Nimani rizgjedhet kryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës

Gjatë ditës së sotmë ështa mbajtur Kuvendi Zgjedhor për kryetare të  Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës.

Me shumicë të votash është rizgjedhur Kryetare e Shoqatës, Major Teuta Nimani, shkruan Indeksonline.

“Sot, me datë 29 dhjetor 2023, Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor për kryetaren të ShGPK, ku me shumicë votash u rizgjedhë Kryetare e Shoqatës, Major Teuta Nimani. Major Nimanit i urojmë punë të mbarë dhe suksese në rrugëtimin e saj në fuqizimin e rolit të grave brenda institucionit të sigurisë dhe më gjerë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/