75 Mall Live Search
23:21 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Qeveria e Shqipërisë ndan 50 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Qeveria e Shqipërisë të enjten e 28 dhjetorit, ka marrë vendim që të ndajë 50 mijë euro për trajtimin e Bujar Bukoshit, kryeministër i Kosovës në ekzil para luftës.

Vendimi i marrë nga kryeministri shqiptar Rama sot është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Qeveria shqiptare do të mbulojë me 5 milion lekë ose rreth 50 mijë euro shpenzimet e mjekimit të Bukoshit.

“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi bulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bujar Bukoshi, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”, thuhet në vendim.