75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 31 Dhjetor 2023 / C E

RTK në 2024 do ta ketë edhe Champions Leaguen

Liga e Kampionëve do të rikthehet në RTK për sezonet 2023-2027.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i televizionit publik të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ai përveç se ka renditur sukseset gjatë vitit, ka përmendur rikthimin e Ligës së Kampionëve, Europa Leaguen dhe Ligën e Konferencave.

Ky është njoftimi i tij:

Gëzuar 2024! Shumë arsye për të festuar me ne në këtë fundvit. Programi festiv është vërtet cilësor dhe i shumëllojshëm në të gjitha kanalet dhe platformat e RTK-së. E bashkë me këtë program fantastik, ne po e përmbyllim një vit sfidues por të sukseshëm për transmetuesin publik me projekte të finalizuara që do të kenë impakt afatgjatë në synimin tonë për transformim: * Bëmë histori me nisjen e Festivalit të Këngës, për të cilin u punua që nga Maji i vitit 2022 kur dorëzuam projektin në MKRS * Organizuam koncert memorial për përvjetorin e 15-të te pavarësisë * Hartuam dhe dorëzuam në Kuvend propozimet për zgjidhjen e çështjes së pronës dhe modeleve të financimit të RTK-së (për pronën tashmë ka nisur diskutimi) * Rikthyem Ligën e Kampionëve, Evropa Ligën dhe Ligën e Konferencave me pakon ekskluzive A për sezonet 2024-2027 * Kontraktuam serialin më të lirë në një dekadë në RTK * Siguruam filma, dokumentar dhe seriale italiane (Poashtu siguruam falas filma të njohur norvegjez) * Nënshkruam me sindikatat Marrëveshjen e re Kolektive që mundëson më shumë të drejta për punëtorët * Pajisëm me kompjuterë të rinj Dhomat e Lajmeve në RTK1/3, RTK2 dhe Radio Kosovë * Dizajnuam dhe jemi në prag të fillimit të montimit të skenografive të reja (janar 2024) * Blemë kamerat robotike dhe jemi në proces për blerjen e kamerave të reja të terrenit * 90% e njësive të montazhës kanë pajisje të reja * Blemë transmetues të rinj për të mundësuar që frekuencat e kanaleve te Radio Kosovës të dëgjohen anekënd Republikës (montimi janar 2024) * Modernizuam transmetimin nga studiot e Radio Kosovës, duke i pajisur me mikrofonë dhe audioprocesor të rinj * Filluam transmetimin e RTK2 në formatin HD pa asnjë kosto * Integruam përmes sistemit të brendshëm Dhomat e Lajmeve TV-Radio * Hapëm zyrën rajonale në Mitrovicë dhe dorëzuam në JICA projektin për hapjen e zyrës në Pejë * Pasuruam edhe më tej skemën programore, ku në muajt e parë të vitit 2024 do të fillojnë edhe tri emisione televizive në RTK1 * Nisëm edicionin e përditshëm informativ për art dhe kulturë @RTKulturë në RTK4 * Dinamizuam skemën programore të kanaleve të Radios, me emisione të drejtpërdrejta dhe atraktive si dhe nisem transmetimin e Podcasteve * Nisëm digjitalizimin e arkivës së RTK-së dhe RTP-së në TV dhe Radio ndërkohë që përfituam nga JICA skanerin për leximin e shiritave filmik (Kjo nënkupton se ky proces do të kryhet me resurse të brendshme) * Rregulluam hyrjen në objektin e RTK1/3/4, duke mundësuar qasje për personat me aftësi të kufizuar * Fuqizuam praninë në mediat online * Ndërmorëm aksione bamirësie * Konkretizuam bashkëpunimin me RTSH dhe RTCG * Rritëm bashkëpunimin me EBU dhe organizata të tjera * Punuam me përkushtim për ristrukturimin e RTK-së, proces për të cilin do të vazhdojmë me intensitet të njëjtë edhe në vitin 2024 * Hartuam Strategjinë Zhvillimore 2024-2027 * Rritëm barazinë gjinore në pozita udhëheqëse * Përmirësuam balancin gjinor në emisionet tona Lista është më e gjatë por po ndalem me kaq 😀 Mbi të gjitha, falemnderit secilit prej jush për besimin që keni në transmetuesin publik, të cilin ju premtoj se do ta fuqizojmë edhe më shumë. Nga #RTKePublikut Me shumë dashuri Gëzuar 2024 🥂 P. S Bashkangjitur është kënga ‘Mëmëdheu’, projekti ynë për ju këtë fundvit. Ta duam Kosovën, mos ta braktisim atë dhe bashkë ta bëjmë vend më të mirë 🥂