75 Mall Live Search
21:51 / E Diele, 31 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Haradinaj uron qytetarët: Krahas lëvizjes së lirë, t’i kthehemi zhvillimit ekonomik dhe jetës së lumtur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri.

Haradinaj ka thënë se viti që po lëmë pas ishte vit jo i lehtë për Kosovën. 

“Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova”, ka thënë Haradinaj. 

Adresimi i plotë: 

Të dashur qytetarë,

Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova. 

Po hymë në vitin 2024 dhe jemi në festë, shpresoj shumë e uroj që viti që po vjen krahas të drejtës me lëvizë të lirë ta shënon edhe kthesen e madhe e t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë. 

Gëzuar për të gjithë ju!