75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / LB

Mërgimtarët marrin rrugën e gyrbetit: Qysh na keni pritur, qashtu kemi me ju prit

Me përfundimin e festave të fundvitit edhe mërgimtarët që ishin për vizitë në Kosovë, po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Disa prej tyre që sot u larguan nga vendi përmes Aeroportit të Prishtinës, thonë se kanë kaluar jashtëzakonisht mirë në vendlindje.

Por, si do t’i presin familjarët pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës?

 “Kemi me iu pritë ashtu siç na keni prit”, thotë njëri nga ta.