75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / LB

Vdekja e një personi në Gjakovë, policia jep detaje

Një person i moshës madhore është gjetur pa shenja jete mesditën e së mërkurës.

Rasti ka ndodhur në një punëtori në rrugën “Mihajl Grameno” në Gjakovë.

 Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Elezaj tha se trupi i pajetë i burrit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore”, tha Elezaj.

“Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, tha ai.