75 Mall Live Search
10:54 / E Premte, 05 Janar 2024 / k.v

Policia jep detaje për aksidentin te zona industriale në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mes një treni dhe një automjeti në zonën industriale në Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti