Veturat të ndara në dysh, pamje nga aksidenti ku humbën jetën dy kosovarë rrugës për gyrbet
Indeksonline ka raportuar të premtën se dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy shqiptarët nga Kosova, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni, shkruan Indeksonline.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre.
Ndërsa janë publikuar pamjet e këtij aksidenti, ku vërehet se veturë është ndarë në dysh.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.
Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës./Indeksonline/




