75 Mall Live Search
16:17 / E Diele, 07 Janar 2024 / AR

Izraeli pretendon se ka shkatërruar komandën e Hamasit në Gazën veriore

Ushtria izraelite tha se ka përfunduar luftime të mëdha në Gazën veriore, ndërsa theksoi se ka “përfunduar çmontimin” e strukturës komanduese të Hamasit atje.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari u tha gazetarëve se luftëtarët e grupit “terrorist” tani po veprojnë vetëm në mënyrë sporadike dhe “pa komandantë” në zonë.

Ai shtoi se Izraeli kishte vrarë rreth 8 mijë luftëtarë të Hamasit në Gazën veriore, një shifër e cila ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Trupat e IDF-së tani janë të përqendruara në çmontimin e Hamasit në Gazën jugore dhe qendrore dhe forcimin e mbrojtjes përgjatë gardhit kufitar Izrael-Gaza, tha Hagari.

Në javët e fundit, Izraeli tashmë kishte pakësuar sulmin e tij ushtarak në Gazën veriore dhe kishte shtyrë ofensivën e tij në jug të territorit, ku shumica e 2.3 milionë palestinezëve të Gazës janë duke u shtrydhur në zona më të vogla mes një fatkeqësie humanitare në rritje, raporton The Telegraph.