75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Hidhet mjet piroteknik në stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës

Të dielë në mbrëmje në oborrin e stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës dyshohet se është hedhur një mjet shpërthyes.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë në veri të Kosovës, Veton Elshani, ku tha se se mjeti i hedhur në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës është mjet piroteknik.

“Pas verifikimit nga Forenzika, është bërë e ditur se ishte një mjet piroteknik”, tha Elshani.

Ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.