Kolonat e gjata bllokojnë QKUK-në

Kolona të gjata të veturave janë bërë përditshmëri në Prishtinë. E një tollovie të tillë nuk i shpëton as Qendra Klinike Universitare (QKUK).
Oborri i QKUK-së është një kaos i vërtetë. Të gjitha atë që ia mësyjnë QKUK-së i duhet të presin rreth 40 minuta brenda oborrit të QKUK-së, për të arritur deri tek klinikat në të cilat kanë punë.
E edhe dalja nga QKUK- ja është sfidë në vete, pasi që nga kolonat e gjata, aty është një bllokadë e vërtetë.