75 Mall Live Search
15:41 / E Martë, 09 Janar 2024 / k.v

KE po përcjellë rastin e keqtrajtimit të opozitarit, Nikolla Sandulloviq

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se po e përcjellë nga afër rastin e keqtrajtimit dhe paraburgimit të politikanit opozitar Nikolla Sandulloviq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero, duke shtuar se institucionet e Bashkimit Evropian janë në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara.

“Është e rëndësishme që të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Ne presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente përkatëse”, ka thënë Pisoneri në një prononcim me shkrim.

Javën e kaluar, Nikolla Sandulloviq është ndaluar dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimi prej një muaji nga Gjykata e Lartë në Nish.

Sipas institucioneve serbe, ndalesa lidhet me veprën penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore e fetare.

Kjo ka ndodhur pasi që Nikolla Sandulloviq kishte vizituar Prekazin dhe ka duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari.

Avokati i tij ka konfirmuar se paraprakisht ai është keqtrajtuar rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe.