Jarinja e ngarkuar/ Deri në një orë pritja për të dalë nga Kosova

Deri në një orë po presin qytetarët për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje.
Sipas të dhënave të fundit të dala nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është e gjatë 400 metra.
Ndërsa në Merdar, pritja është 20 minuta ndërsa kolona është e gjatë rreth 50 metra, transmeton Indeksonline.
Sipas QKMK-së, situata në pikat tjera kufitare është e qetë dhe se nuk ka fare fluks të qytetarëve për të hyrë po dalë nga Kosova./IndeksOnline/
