Berisha debuton me fanellën e LASK Linz

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha bëri debutimin e parë me fanellën e LASK Linzit.
Berisha luajti disa minuta në ndeshje e klubit austriak kundër Hansa Rostock që vjen nga Gjermania, shkruan Indeksonline
LASK arriti fitore 2 me 1 ndaj klubit gjerman edhe pse ishte në disavantazh 0 me 1.
Kujtojmë që Valon Berisha gjatë kësaj jave firmosi kontratë 2.5 vjeçare me ekipin austriak, pasi një kohë të gjatë qëndroi pa skuadër shkaku i lëndimit./Indeksonline/