75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / S Z

Kurti nesër pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër pret me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës ku bëhet e ditur agjenda e  takimit, thuhet se Kurti dhe kryeministri i Irlandës do të takohen  nesër në orën 9:35 dhe konferenca a përbashkët e dy kryeministrave do të mbahet në orën 10:30.

Agjenda e plotë:

VEND: Sheshi “Skënderbeu”

KOHA: 9:30


Shënim: Mediat duhet të jenë të pranishme në oborrin e Qeverisë më së largu deri në 8:45.

 Takimi dypalësh


VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 9:35

 Shënim: Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit dypalësh.

 Konferencë e përbashkët e Kryeministrit Kurti dhe Kryeministrit të Irlandës, Varadkar.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Press Qendër

KOHA: 10:30