75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / S Z

I ngujuari Sali Berisha flet nga ballkoni i shtëpisë së tij

 I ngujuari i regjimit, Sali Berisha, mban fjalim nga ballkoni i shtëpisë së tij në Tiranë.

Ju flet protestuesve që kërkonin lirimin e tij nga arresti i shtëpisë, në orët e mbrëmjes së të mërkurës (10 janar). Kjo paraqitje mbase është e pazakontë në botën shqiptare.

 Lideri i PD-së, 80 vjeçari, i zuri në gojë armiqtë e shqiptarëve Vasa Çubrilloviqin, Nikolla Pashiqin, Aleksandër Vuçiqin…, por siç tha ai e keqja më e madhe e Shqipërisë është Edi Rama, i përzier në aferat korruptive… Protestuesit i brohoritën ish- kryeministrit e presidentit Sali Berisha… Dëgjohej brohoritja: Rama, ik!