75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

“E pabesueshme”, Rafa Leao reagon dhe e quan skandaloze penalltinë e Atalantas

Skuadra e Atalantas arriti fitore 1 me 2 në “San Siro” ndaj AC Milan duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Në minutën e 59’të, skuadra mysafire fitoi një penallti që në gol e sh’ndrroi futbollisti Koopmeiners, shkruan Indeksonline

Për këtë 11-metërsh ka reaguar pas ndeshjes sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Rafael Leao.

Ai ka shkruar “E pabesueshme” dhe ka shpërndarë momentin e ndërhyrjes së  Jimenez ndaj kundërshtarit të tij.

Kujtojmë që me këtë fitore, Atalanta siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe në këtë raund do të luaj ndaj Fiorentinas./Indeksonline/