Shtyhet për vitin e ardhshëm publikimi i filmit të ri të Bong Joon-Hosë

Filmi i fundit i regjisorit Bong Joon-Ho, Mickey 17, është shtyrë për një kohë të pacaktuar dhe fansat e tij nuk janë të lumtur për këtë gjë.
Ai e ka shkruar, e ka bërë regjinë dhe e ka bashkëprodhuar filmin që bazohet në romanin e Edward Ashtonit, Mickey7.
Ky film pritet të dalë nga Warner Bros. Pictures, ku në rolet kryesore luajnë Robert Pattinson, Steven Yeun, Mark Ruffalo dhe Toni Collette.
Edhe pse filmi është përfunduar në dhjetor të vitit 2022, ai është hequr nga lista e publikimit për vitin 2024 për shkak të, siç raportohet, grevës së skenaristëve dhe aktorëve më 2023, e që ka bërë të ketë shtyrje në post-produksion.