75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet në Gjakovë

Federata e Basketbollit ka njoftuar se këtë vit Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet në Gjakovë.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga data 13 shkurt deri më 17 shkurt nga KB Vëllaznimi, shkruan IndeksOnline.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë.

Në Final 8 do të garojnë tetë skuadrat e elitës së basketbollit, si dhe finalja në konkurrencën e femrave.

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të organizohen tri finalet, e Kupës së Ligës së Parë, Femrave dhe Meshkujve./IndeksOnline/