Ballkani ndan rrugët me portierin i cili erdhi nga Gjermania

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka ndarë rrugët me portierin Andrea Hoxha.
Bashkëpunimi i tyre është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2025, shkruan IndeksOnline.
”Tifozë të dashur, ju bëjmë me dije se me marrëveshje të përbashkët, e kemi ndërprerë bashkëpunimim me portierin Andrea Hoxha.
Klubi e falenderon dhe i dëshiron futbollistit suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij.”, thuhet në njoftim.
Hoxha u transferua te Ballkanit gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, derisa ishte transferuar nga skuadra gjermane, Phoenix Lubeck./IndeksOnline/