75 Mall Live Search
21:44 / E Enjte, 11 Janar 2024 / L K

Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë, policia në kërkim të dyshuarit për sulm

Një persona ka mbetur i plagosur ne Vranjefc, burime te Indeksonline bëjnë te ditur se Policia është ne kërkim te një të dyshuari për sulm. Dhjetëra fishekë janë gjendur ne vendngjarje ne rrugën “Bajram Bahtiri”.

Ndërsa, rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci për IndeksOnline.