75 Mall Live Search
13:14 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Unai Emery fiton çmimin “Trajneri i Muajit” në Premier League

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery është shpallur trajneri i muajit në Premier League.

Emery mposhti rivalët, Andoni Iraola, Jurgen Klopp dhe David Moyes, shkruan Indeksonline

Ky sukses vjen për shkak të fitoreve që i bëri gjatë muajit dhjetor me ekipin e Aston Villas.

Madje, Unai Emery udhëhoqi klubin drej vendit të dytë pas 20 xhirove me 42 pikë.

“Jam mirënjohës dhe shumë krenar për punën tonë. Gjëja më e rëndësishme është të jesh i qëndrueshëm, të jesh kërkues dhe të përpiqesh të përmirësohesh çdo ditë”, ka thënë Emery pasi mori çmimin e më të mirit./Indeksonline/