Guardiola i konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Newcastle

Skuadra e Manchester Cityt gjatë ditës së nesërme luan ndaj Newcastle United, takim i vlefshëm për javën e 21-të në Premier League.
Pep Guardiola në konferencë për media tregoi gjendjen e ekipit të tij para ndeshjes, shkruan Indeksonline
Trajneri spanjoll i konfirmoi dy mungesa të rëndësishme. Erling Haaland dhe mbrojtësi, John Stones.
Ndeshja mes Newcastle United dhe Manchester Cityt zhvillohet nga ora 18 e 30./Indeksonline/