75 Mall Live Search
19:55 / E Premte, 12 Janar 2024 / MSH

Një person me plumb në trup shtrihet në spitalin e Gjakovës, nuk e ka idenë se si mund të jetë plagosur!

Një person ka pësuar lëndime në gjymtyrë pasi është plagosur me armë zjarri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima, S.R., nga Rahoveci është shtrirë në Spitalin e Gjakovës, për tretman.

Viktima ka pohuar se nuk është fare në dijeni se si është plagosur.

Sipas burimeve të Indeksonline, dyshohet se bëhet fjalë për vetplagosje ose kontakt me plumb qorr.

Në anën tjetër, edhe zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezi, ka konfirmuar rastin.

Elezi thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, teksa i njëjti po vazhdon të trajtohet në Spital të Gjakovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se viktima mashkull  kosovar, në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri në dorë. Nuk raportohet për të dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Rasti është duke u hetuar.

Viktima po vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe është jashtë rrezikut për jetë” ka deklaruar Elezi.