Superkupa e Spanjës, Xavi flet para finales ndaj Real Madridit
Të dilën zhvillohet finalja e Superkupës së Spnajës.
”El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet në ”Riad” të Arabisë Saudite, më fillim nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.
Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernadez gjatë konferencës për media ka thënë se skuadra e tij është e motivuar.
“Skuadra është shumë e motivuar, e emocionuar, një finale dhe klasike. Kemi ardhur pak më pak në formë se Reali, duhet të jemi të sinqertë, por kur topi fillon të rrotullohet, nuk ka favorit. Duhet ta shijoni. Jemi aty ku donim të ishim, në finalen e parë të titullit këtë sezon. Kam ndjenjën se Real Madridi është më i fortë kur Barcelona është më e fortë. Që kur kam qenë në detyrë, sa herë që kemi fituar një titull, na është dashur të kalojmë përmes Real Madridit. Ata reagojnë kur shohin një Barçë të fortë. Gjithçka është e balancuar, edhe në lidhje me titujt. Vitin e kaluar morëm dy, këtë vit po luftojmë për këtë. Ata janë më të fortë kur ne jemi më të fortë.”, ka deklaruar Xavi.
Ai është pyetur edhe a mund Barcelona të fitoj ndaj Real Madridit nëse ka një paraqitje jo të mirë.
“Kur ka fituar Barcelona pa e merituar? Ka ndodhur e kundërta, ne luajtëm mirë dhe nuk fituam. Duhet të luajmë mirë, të kemi posedimin e topit dhe të ndjekim lojën tonë … ideja nuk ndryshon.”, përfundoi spanjolli./IndeksOnline/

