Shënoi një supergol, Edon Zhegrova: Synojmë një vend në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Lille vazhdoi me rezultate pozitive në Ligue 1, pasi në javën e 18-të mposhti 3:0 Lorientin.
Një paraqitje fantastike zhvilloi edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Madje ai shënoi një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Zhegrova pas ndeshjes tha se kjo fitore do duhej të ndodhte duke parë formën momentale të skuadrës së tij. Ai tregon poashtu edhe objektivin e klubit të tij këtë sezon.
🇫🇷 Every goal Edon Zhegrova scores is an absolute beauty!! 😍
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) January 14, 2024
pic.twitter.com/buJZKeGldu
“Ne kishim dëshirë të fitonim këtë ndeshje dhe ia dolëm. Sigurisht që synojmë një vend në Ligën e Kampionëve, kemi ambicie të mëdha”, u shpreh Zhegrova pas ndeshjes.
Kujtojmë që futbollisti kosovar gjatë këtij sezoni me Lille ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë shtatë asiste në të gjitha garat./Indeksonline/