75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Itali: Foshnja e porsalindur gjendet në koshin e plehrave

Një djalë i porsalindur u gjet në një kosh plehrash në zonën e Torinos, Itali.  Një punëtor 49-vjeçar dëgjoi rënkimet që vinin nga koshi i plehrave në një rrugicë pranë shtëpisë së tij në Villanova Canavese, në provincën e Torinos.

Kur u afrua, vuri re një qese plastike, brenda së cilës ishte foshnja, me placentën dhe kordonin e kërthizës ende të ngjitur, raporton ANSA.

Sipas burimeve hetimore foshnja është mirë. Ekipi mjekësor e kanë quajtur djalin Lorenzo.