Bellingham dhuron super asist, Vini kalon edhe portierin dhe shënon për Real Madridin

Skuadra e Real Madridit ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior, shkruan Indeksonline
Vini shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 7’të pas një asisti fantastik nga Jude Bellingham.
Kujtojmë që kjo finale po zhvillohet në Arabinë Saudite./Indeksonline/